Përplasen dy makina në Fushë-Krujë, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Fushë-Krujës te mbikalimi i rrugës nacionale Milot-Tiranë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë parakalimi i gabuar i njërës prej makinave.

Për pasojë është dëmtuar rëndë njëri nga drejtuesit e mjeteve.

Ndërkohë Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Shtuar 4.06.2021 18:15