Përplasen dy makina, dërgohen në spital dy persona
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në afërsi të Knallës.

Dy automjete janë përplasur më njëra tjetrën dhe për pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janq drejtuesi i mjetit Smart dhe një pasagjer i cili ka qenë në mjet me të.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.12.2020,rreth orës 14:50 ,në rrugën e Shëngjinit, afër Knallës Lezhë, ka një aksident rrugor ku janë përplasur mjeti tip Opel me mjetin tip Smart, ku si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesi i mjetit Smart dhe një pasagjer i cili ka qenë në mjet me të. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 27/12/2020, ora 15:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori