Përplasen dy automjete në Durrës, niset me urgjencë në spital 65 vjeçari
Një akident ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës, ku ka mbetur i lënduar një person që drejtonte një motomjet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:55, në lagjen nr.5, Durrës, ku mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin H.P., është përplasur me një motomjet.

Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, ende i paidentifikuar rreth 65 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme teksa policia po pubon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shtuar më 09/10/2020, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori