Përplasen 2 makina në aksin Tiranë- Durrës, pasagjerja niset me urgjencë në spital
Një aksident ka ndodhur pak më parë në afërsi të Maminasit në autostradën Durrës-Tiranë, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një vajzë.

Sipas policisë, shtetasi H.M., duke drejtuar mjetin tip “Ford” është përplasur me një tjetër mjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin B.L., e për pasojë është lënduar pasagjerjamjetin tip “Ford”, shtetasja F.M., e cila është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Shtuar më 05/10/2020, ora 09:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori