Ervis Behari do të bëhet baba për herë të parë

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ervis Behari, do të bëhet baba për herë të parë.

Lajmin e ëmbël e njoftoi vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në Facebook.

Teksa falenderoi të gjithë ata që kanë mirëpritur këngën e tij të re “Baba”, këngëtari tha se kënga e tij e fundit nuk ishte thjesht një projekt muzikor por një ëndër e të atij dhe e tija, sepse në fillimet e kësaj këngë mësuan që një ” Behar” i ri do i shtohet familjes.

Postimi i plotë i këngëtarit

Miq ! Ju them faleminderit me zemer per gjithe mbeshtetjen e madhe qe me jepni cdo dite , mundohem qe mos tu zhgenjej asnjehere … kenga ime e fundit nuk ishte thjesht nje projekt muzikor por nje enderr e babit tim dhe e imja sepse ne fillimet e ksaj kenge mesuam qe nje” Behar” i ri do i shtohet familjes tone.