Përndiqte bashkëshorten e tij, 41 vjeçari arrestohet nga Policia
Një shtetas është arrestuar mëngjesin e së enjtes (24.09.2020) nga Policia e Beratit.

Shtetasi P.V, 41 vjeç nga Ura Vajgurore ishte shpallur në kërkim me vendim të me vendimGjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Vendime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

41 vjeçari përndiqte vazhdimisht bashkëshorten e tij dhe gjithashtu ka tentuar të futet në banesën e saj duke shkelur urdhrin e mbrojtjes nga Gjykata e Beratit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Shtuar më 24/09/2020, ora 10:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori