Përmirësohet spoti për Kosovën në CNN (VIDEO)
Me të nisur kritikat ndaj gabimit në video spotin për promovimin e Kosovës në botë, për shkronjën B të shndërruar në P në obeliskun “Newborn”, duke e kthyer këtë fjalë në “NewPorn”, gjë të cilën mbrëmë portali Albeu e vërejti dhe e publikoi menjëherë pas fillimit të transmetimit në CNN, kanë nisur edhe diskutimet mes Ministrisë së Tregtisë dhe rrjetit CNN për të përmirësuar gabimin.

Sot, sipas një njoftimi të dhënë nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, thuhet se gabimi është eliminuar.

“Ashtu sikur premtuam, korrigjimi në reklamën e CNN për 4 vjetorin e pavarësisë u realizua dhe linkun me korrigjim po ua përcjell të bashkangjitur. Ju falënderoj të gjithëve për komentet, reagimet, mbështetjen dhe kritikat. Të gjitha kontribuojnë në përmirësimin e performancës tonë si Ministri dhe rrjedhimisht në të mirë të Kosovës”, shkroi ministrja Kusari-Lila në Facebook.

Më pas ajo i uroi popullit të Kosovës 4 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Më poshtë po i paraqesim dy versionet, me gabim, dhe atë të përmirësuarën:

Ja reklama e përmirësuar:

Shtuar më 16/02/2012, ora 13:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori