Publikohen formacionet Partizani-Saburtalo

Partizani luan sot në “Air Albania” ndeshjen e kthimit të turit të parë të Ligës së Konferencës ndaj Saburtalo të Gjeorgjisë.

Të kuqtë kanë bërë një hap të mirë drejt kualifikimit falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë në transfertë.

Megjithatë, trajneri Dritan Mehmeti nuk ka ndryshuar plan, duke mos menduar për mbrojtjen e këtij rezultati, pasi ka hedhur në fushë të njëjtin rreshtim si në sfidën e parë. Kështu, dyshja e sulmit do të jetë Skuka-Cara, me Hotin, Muratajn e Rrapajn që do t’i ndihmojnë pas krahëve me depërtimet e tyre.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Teqja, Hadroj, Bitri, Belica, Atanaskoski, Matondo, Murataj, Rrapaj, Hoti, Cara, Skuka.
Trajner: D. Mehmeti

SABURTALO: Megrelishvili, Nonikashvili, Çaduneli, Kakubava, Mioç, Jinjolava, Goshteliani, Goçoleishvili, Guliashvili, Tabatadze, Sikharulidze.
Trajner: L. Nozadze.


Shtuar 14.07.2022 18:58