Gjatë pasdites së kësaj të diele një automjet i tonazhit të rëndë që transportonte artikuj industrialë
ndërsa qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe si pasojë e shpejtësisë gjatë manovrimit për shkak të inertësisë është përmbysur.
Aksidenti sipas burimeve jo zyrtar ndodhi në fshatin Papërr 10 km larg qytetit të
Elbasanit. Si rezultat i këtij
aksidenti është plagosur drejtuesi i automjetit i cili mbante targa të shtetit të Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa automjeti është shkatērruar pothuajse plotësisht, mallrat që ndodheshin të ngarkuara në të janë shpërndarë në rrugë e jashtë saj. Ndërkohë që policia po heton shkaqet që sollën aksidentin,drejtuesi i automjetit ndodhet nën mbikqyrjen e mjekëve në repartin e kirurgjisë së Qendrës Spitalore të
Elbasanit.
Shtuar më 05/04/2020,
ora 18:32