Gjinushi rimerr çelësat e godinës (FOTO LAJM)

UPDATE- Policia e Shtetit i ka rikthyer Skënder Gjinushit çelësat e godinës. Aktualisht mediat ndodhen jashtë selisë së PSD-së.

"Kanë falsifikuar dokumentat. Ky është shpërdorim i hapur detyre. Pronari ka vetëm një pjesë të pronës. Le të marrë pjesën që i takon me gjykatë dhe ne ia dorëzojmë që nesër. Ta gëzojë! Përmbaruesi është pa licencë dhe është i dënuar penalisht. Është i paligjshëm",-tha Gjinushi.

Ai shtoi se mbështet policinë e shtetit që ka ndërhyrë për të stabilizuar situatën.

**************

09.55- Në selinë e PSD-së kanë ndërhyrë forcat e Policisë së Shtetit, duke nxjerrë jashtë përmbaruesit privatë dhe mediat.

Brenda ndërtesës kanë mbetur anëtarë të PSD-së dhe kreu i saj, Skënder Gjinushi.

Aktualisht, jashtë zyrave ndodhen 3 furgonë policie.

08.54 -Sërish përplasje te selia e Partisë Social-Demokrate, e Skënder Gjinushit. Mëngjesin e sotëm, përmbaruesit privatë kanë kërkuar lirimin e godinës.

Ata i bënë thirrje kreut të PSD-së, Skënder Gjinushi të dorëzonte çelësat e godinës, në përputhje me vendimet e gjykatave, që siç thonë ata i kanë dhënë të drejtë pronarit të truallit dhe godinës.

Gjinushi tha se ata janë një grup hajdutash që kërkojnë të marrin pronat me dokumenta false, ndërsa pak minuta më parë, Përmbarimi ka hyrë në objekt. Së bashku me ta janë edhe pronarët e ndërtesës. /albeu.com/

Shtuar më 08/11/2013, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori