Përlotet burri i Enkeledës: Dënim me vdekje për vëllanë tim monstër
Ngjarja e rëndë që tronditi Paskuqanin akoma nuk është harruar. Enkeleda Çapoku u vra nga kunati i saj dhe për këtë ka reaguar
bashkëshorti i të ndjerës, Eltoni.

Eltoni në gjendje mjaft të rënduar emocionale ka kërkuar dënimin maksimal për vëllain e tij, Erdet Çapokun.

“Jam shokuar nga ngjarja, gruaja ime ka qenë me urdhër mbrojtje dhe shteti nuk e ka mbrojtur. Ai mostër ka vënë dorë mbi gruan time, kur ajo ishte me urdhër mbrojte.

Para ca kohësh ai ka jetuar në shtëpinë time dhe më pas e kam përzënë. E ka ndjekur gruan time por shteti nuk ka marrë parasysh asnjë kërkesë të saj. Shteti duhet të mbajë përgjegjësi.

Hera fundit që e kam takuar ka qenë në shtator së bashku me vajzën dhe më ka treguar dhe për problemin. Por unë i kam thënë që të kenë kujdes sepse duke qenë në burg nuk kisha çfarë bëja.

Ka kërkuar mbrojtje nga policia dhe shteti nuk e ka përkrahur. Shteti duhet të mbajë përgjegjësi dhe për vëllain tim kërkoj dënim me vdekje. Unë nuk e kam njohur për të tillë” -tha ndër të tjera Eltoni.

Shtuar më 17/01/2020, ora 13:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori