Përleshje me thika mes dy të rinjve në Korçë, pranga autorit
Pëlqej
Pas një konflikti për motive të dobëta mes dy të rinjve, një 18 vjeçar është qëlluar tre herë me thikë nga një 21 vjeçar. Ngjarja pa pasoja për jetën ka ndodhur në Korçë, ndërsa policia ka bërë të mundur ndalimin e autorit.

Ngjarja është rregjistruar paraditen e sotme në fshatin Bulgarec, ndërsa i plagosur ka mbetur i riu Paolo Xhako.

Bluzat e bardha bëjnë me dije se 18 vjeçari është qëlluar tre herë në trup me thikë. Policia ka ndaluar të dyshuarin si autor i plagosjes, 21-vjeçarin Armando Dajko.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se plagosja ka ardhur pas një konflikti për motive të dobëta mes dy të rinjve. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori