Përleshje me shishe mes të rinjve në qendër të Elbasanit
Një përleshje me sende të forta ka ndodhur gjatë natës në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal të njohur në qendër të qytetit, ku disa të rinj janë përleshur me shishe.

Si pasojë e përplasjes mes tyre kanë mbetur të plagosur disa të rinj. Mësohet se në vendngjarje mbërriti policia, të cilët shoqëruan disa prej të rinjve që u përfshinë në konflikt dhe dëshmitarë.

Sherri ka ndodhur në një lokal në të cilin në fillim të muajit gusht shpërtheu një sasi tritoli. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje.
Shtuar më 03/10/2020, ora 08:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori