Pushimet mund të përfundonin në tragjedi, shpëtohen nga mbytja çifti dhe vajza e tyre 6-vjeçare në Palasë

Pushimet e një çifti së bashku me vajzën e tyre të mitur për pak mund të ktheheshin në tragjedi në Palasë.

Mësohet se çifti së bashku me vajzën e tyre 6-vjeçare kishin dalë për shëtitje me kanoe në drekë mirëpo mbetën 3.5 milje në det në pamundësi për  t’u kthyer pas.

Pas 3 orësh qëndrimi në det, turistët kanë arritur të njoftojnë autoritet nëpërmjet telefonit, mëson Balkanëeb.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve shpëtuese, u bë i mundur shpëtimi i familjes së huaj nga mbytja./albeu.com