Përkujtohet Ndre Mjeda
Pëlqej
Poeti i madh, Ndre Mjeda ka jetuar në një shtëpi dykatëshe të stilit neoklasik, e ndërtuar në vitin 1906 në fshatin Kukël të Shkodrës.

Sot, në 77-vjetorin e poetit, kjo shtëpi ka marrë një tjetër pamje, për shkak të rikonstruksionit të ndërtesës.

Në fjalën e tij, zv/ministri i Kulturës Zef Çuni, i cili vite më parë u bë iniciator i fillimit të punimeve restauruese të godinës ku ka jetuar dhe shërbyer poeti i madh Ndre Mjeda, për ta kthyer atë në një qendër muzeale, u shpreh shumë i kënaqur që tashmë në cilësinë e zv/ministrit të Kulturës, e gjen qendrën muzeore Ndre Mjeda me një pamje krejt tjetër bashkëkohore.

“Ky aktivitet është përlut i shumë aktiviteteve kulturore që do të zhvillohen gjatë muajit shtator deri në ardhjen e Papës” theksoi zëvendësministri Çuni.


Pasuesi i Mjedës në famullinë e Kuklit, Dom Nik Ukgjini, njëkohësisht edhe drejtor i Qendrës Muzeore “Ndre Mjeda”, tha se kjo qendër bashkë me Qendrën e Studimeve Albanologjike të Komunës Bushat, duke organizuar edicionet “Ditët e Mjedës”, prej katër vitesh me radhë shpalos vlera të larta kulturore kombëtare, për të cilat punoi për 30 vite në këtë qendër poeti Mjeda. /albeu.com/

Shtuar më 03/08/2014, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori