Përkeqësimi i motit, Drejtoria e Përgjithshme Detare apel për mjetet në porte
Nga mesnata e ditës së sotme deri në mesnatën e datës 23 Janar, moti do të përkeqësohet. Si pasojë edhe bregdeti do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës deri në 3 m.

Drejtoria e Përgjithshme Detare u bën apel të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Njoftimi

Drejtoria e Përgjithshme Detare

🔴 Njoftim për përkeqësim të motit 🌧🌊!

Duke filluar nga mesnata e ditës së sotme deri në mesnatën e datës 23 Janar,moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës deri në 3 m 🌊.
Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port 🚤 dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
Shtuar më 21/01/2021, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori