Përjashtohen përfundimisht Ana dhe Arjoni, njihuni me hyrjet e reja në "PërPuthen" (FOTO+VIDEO)
Pas disa javësh që Arjoni publikoi foton ku ndodhej në shtrat me
Anën në shtëpinë e tij, emisioni
Përputhen ka marrë një vendim për të dy.
Ana dhe Arjoni do të përjashtohen nga emisioni.
Pati një lum akuzash për mashtrime nga Ana kundrejt
Arjonit. Më pas ky i fundit i ftuar në emision, hodhi poshtë të gjitha akuzat duke supozuar se kishte fakte të tjera.
Debate në studio pati edhe nga konkurrentët e tjerë që herë i jepnin të drejtë Anës e herë
Arjonit, pasi ata nuk po tregoheshin të vërtetë. Çështja e tyre shkoi deri në gjykatë.
Në
anën tjetër nuk kanë munguar hyrjet e reja. Një vajzë e re Lediana Prenga, 23-vjeç, që studion për stomatologji i është shtuar programit. Ajo tha se vendosi të bëhej pjesë e programit pasi donte të merrej me diçka dinamike dhe për të provuar veten.
Ndërkohë ajo tha se kishte pëlqim për Mevlanin dhe
Atdheun, por shtoi se ka ndryshuar mendim për
Atdheun, pas puthjes me
Anën sot.
“Kam thënë për
Atdheun, më duket tip interesat dhe Mevlanin. Për
Atdheun ndryshova mendim, pas asaj që ndodhi në studio”, tha ajo.
Por edhe një tjetër djalë i është shtuar emisionit me përjashtimin e
Arjonit.
Murati është me origjinë turke, por që jeton prej vitesh në Tiranë. Ai punon si parukier, ndërsa tha se iu bashkua emisionit të “PërPuthen”, pasi i duket shumë interesant.
Përjashtohen përfundimisht Ana dhe Arjoni, njihuni me hyrjet e reja në "PërPuthen" (FOTO LAJM)
Shtuar më 03/01/2021,
ora 23:14