"Përjashta, m*tër", Artan Lame pritet me protesta në Lukovë (VIDEO)
“Turp, turp të kesh..”, “Përjashta, mutër”, këto janë thirrjet e banorëve në momentin kur kreu i Agjencisë së Kadastrës hyn në zyrën lokale për të biseduar në lidhje me regjistrimin e pronave, të tokave bujqësore nga Kadastra.

Lame ka qenë sot në Lukovë për të biseduar mbi procesin e nisur mbi regjistrimin e pronave, i njohur si ndryshe dhe ATMP-të e famshme.

Vizita e tij është shoqëruar me protesta të shumta nga banorët e zonës, të cilët i kanë kërkuar llogari për punën e Kadastrës. Në këtë takim ku ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro banorët kanë qenë tejet të revoltuar dhe se i janë hakërruar Lames.

Në pamjet e publikuara nga Syri.net, shihet se Lame është përplasur dhe akuzuar nga banorët e zonave të Nivicës, Shën Vasilit dhe gjithë bregdetit.

“Ti je ideatori i kësaj mbledhje, lëreni të ikni mos bëni mbledhje. Nuk më rruhet thotë kërma, ky është turp i madh…”, shprehet qytetarët të revoltuar.
Shtuar më 24/06/2020, ora 19:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori