Përhapi lajmin se është fituese e Festivalit? Enxhi Nasufi akuzon Anxhela Peristerin (FOTO LAJM)

Enxhi Nasufi ishte e ftuar mëngjesin e sotën në emisionin “Ditë e Re” me moderatorët Arjola Shehu dhe Arjon Muça ku komentoi lajmin që qarkulloi nëpër media se fituesja e Festivalit të Këngës për këtë vit është shpallur Anxhela Peristeri. Këngëtarja tregoi se e gjithë kjo ngjarje nuk i ka dhënë ndonjë emoscion dhe se e ka marrë me shumë sportivitet.

Sipas mendimit të saj Enxhi shtoi se ka qenë Anxhela Peristeri ajo e cila mund të ketë hapur këto thashetheme në lidhje me fituesin pa u bërë ende Festivali.

“As nuk më pëlqejnë, as nuk më japën ndonjë emocion që të më prishën ndonjë punë të madhe. E kam thënë dhe e përsëris ka shumë portale “allasoj” që as media online nuk janë, sepse nuk janë profesionistë janë thjesht disa njerëz që duan disa klikime. Dhe e dyta që ta përfundoj, e kam thënë dhe e rithem nuk më pëlqen energjia dhe ajo nisma e një artisti për ta shpërndarë emrin lart e poshtë.

Ka shumë artistë që flasin lart e poshtë dhe kjo nuk është gjë e mirë, mendoj unë. Ne si artist duhet të respektojmë njëri-tjetrin. Nëse ti realisht ke një pretendim të madh, mund të jesh këngëtare shumë e mirë, ke një këngë shumë të mirë dhe mund ta marrësh, mund të ndodhë nuk ke pse flet aspak lart e poshtë për asnjë gjë.

Jo vetëm Anxhela, por askush. Nuk ke pse nxjerr fjalë të tilla dhe ti në këtë mënyrë injoron dhe artistët e tjerë dhe nuk rrit as nivelin tënd njerëzor as atë artistik“

Nëse Anxhela tani do të dëgjonte do të thoshte: “Pse më akuzon unë nuk e kam thënë në asnjë vend?”

“Unë kështu e mendoj dhe mendoj që jemi vetë ne si njerëz, si popull që flasim pak lart e poshtë. Përhapen fjalët dhe pastaj ka media që përfitojnë. Ku ka zë nuk është pa gjë“- përfundon fjalën e saj Enxhi.

Enxhi në këtë edicion të 59 të Festivalit do të konkurojë me këngën e titulluar “Njësoj”. Një projekt i cili është pritur mjaft mirë edhe nga publiku dhe këtë gjë e tregojnë më së miri “Share” në rrjetet sociale dhe shikimet në kanalin “YouTube”.

Shtuar më 16/12/2020, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori