PËRGJIMI 5/ "Xhabir Elezi thotë që s'ka marrë lekët: Ma sill këtu se ia tregoj unë" (VIDEO)

Përgjimi i 5 i Bild">Bild përfshin drejtorin e Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi me dy persona të paidentifikuar.

Një person telefonon drejtorin Arben Keshi dhe i ankohet atij, se dy votuesë kërkojnë para me pretendimin se nuk janë paguar për votën e tyre. Drejtori Keshi i kërkon që ta verifikojë emrin dhe telefonon një tjetër person duke e pyetur për ta. Personi konfirmon se i ka paguar dhe kërkon ballafaqim.

Biseda e Arben Keshit me personat:

Arben Keshi: Hë mo?

Personi tjetër: A ndenjte? Ej, për zotin s’ka lëvizur hiç.

Arben Keshi: Jo s’ka lëvizur hiç. Ato që janë janë ashtu, mos u ngatërro me Tanin dhe me ata. Se Uruçi s’ishte fare në listë.

Personi: Më mori Nexhipi mua

Arben Keshi: Nexhipi, nuk ka qenë në listë. Më jep emrin të të them unë, të pyes.

Personi tjetër: Një second.
Arben Keshi: Xhabir Elezi Sokol.

Personi: Po

Arben Keshi: Ka ndonjë gjë me këtë? Iu ke dhënë gjë s’ju ke dhënë gjë?

Personi: Po po të dyve.

Arben Keshi: Po ai ka ardhur këtu, thotë s’kam marrë gjë.

Personi: Ka ardhur Xhabiri? Merre me vete?

Arben Keshi: Ok.

Arben KeshI: E ke aty apo flet kot ai?

Personi 2: Jo, por po do ti e sjell.
Arben Keshi: Ai thotë merre me vete. Unë i thashë e kam këtu. Ai thotë merre me vete, unë ja kam dhënë.

https://www.bild">bild.de/politik/ausland/politik-ausland/wahl-manipulation-in-albanien-abhoer-baender-belegen-regierung-manipulierte-wahl-62666642.bild">bild.html?fbclid=IwAR20pisX5H8bnov68WMv7a4rtRAaQbErsVMDAeN9_xrIre5IaLQgFnnUGV4

Shtuar më 17/06/2019, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori