PERGJIMI 2/ Mos e çaj tr*pin do bëhet më e mira për ty”: Qefalia siguron shefin e policisë për rritje në detyrë
Gazeta më e madhe gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e sotme të tjera video përgjime të blerjes së votave.

video përgjimin numër 2 është duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me deputetin Xhemal Qefalia.

Në këtë bisedë deputeti Qefalia i thotë Agës së do vijë Flamur Noka për të kontrolluar.

Ai i tregon se ishin edhe në grupin parlamentar ku u diskutua edhe për shefin e policisë, Robert Aga.

PERGJIMI NR:2
Përgjimi numër 2:

Xhemal Qefalia: Bert

Shefi i policisë Dibër: hë mo shoku im

Xhemal Qefalia: le të rujn mo burrë, të plasi b*tha, flamuri është i detyruar me bo politikë, po do i themi ne nesër që nuk ka punë ta përmendi më atë muhabet.

Shefi i policisë Dibër: ai le të vijë të kontrollojë ku t’i dojë qejfi.

Xhemal Qefalia: po ku ka ai, çka ka, ata mundohen me u justifiku e mer vesh ti ça bëhet mrena PD , ata po zihen me njëri-tjetrin. Mos u mërzit për ata o burrë

Xhemal Qefalia: jo i pata thënë unë, më sillni kartonin, si Mesi që mbanë Barcelonën, fitoni

Xhemal Qefalia: Ja fusin kot ata o vëlla se të kishin vu ty atje e fitonin ata

Shefi i policisë Dibër: unë jam pjesë e PS dhe nuk ndërroj për 1 milion vjet

Xhemal Qefalia: nuk e vë në dyshim o vëlla, unë prandaj i thash mbrëmë, se ishte i gjithë Grupi Parlamentar

Shefi i policisë Dibër: Leje, leje, shyqyr që nuk thash ndonjë fjalë tjetër, unë e dija që është Gjiknuri

Xhemal Qefalia: pse nuk e dije ti që ishim aty?

Shefi i policisë Dibër: Jo mo jo thash se ishte…

Xhemal Qefalia: ishte Gramozi aty, ishte Rama, ishin të gjithë edhe ra muhabeti jot, foli mirë për ty edhe Damiani në fakt edhe Blerina, edhe i thashë: ai duhet të kalojë, i keni q* nonën e keni kalu andej, ai bo puën edhe këndej, i thash edhe atij, ai mund të bëjë shumë edhe këtu. I thash edhe Ulsit se mos kishte kundërshtim, i thash mua më bën punë edhe në Tironë ai, por puna është që edhe atje ku është i jep drejtim

Shefi i policisë Dibër: ishalla po më çojën nga Bulqiza

Xhemal Qefalia: e pra e të pushosh edhe ti

Shefi i policisë Dibër: kam nevojë të pushoj pak sinqerisht

Xhemal Qefalia: ikën ata?

Shefi i policisë Dibër; po po i përcolla

Xhemal Qefalia: për drekë qenë?

Shefi i policisë Dibër: jo mo nuk e di ça bënë hëngrën

Qefalia: Drekë drekë

Shefi i policisë Dibër: mir o shef mirë

Xhemal Qefalia: hajde o vëlla mos e ça trapin, do bëhet më e mira, mos u mërzit për atë. Ai ta tha ty mbrëmë, mos ashtu gjë me ata.

Shefi i policisë Dibër: jo ai ma tha në ligjëratë të drejtë mua

Xhemal Qefalia: prandaj po them

Shefi i policisë Dibër: mirë vëlla, hajde të përshëndes
Shtuar më 19/06/2019, ora 21:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori