PËRGJIMI/ "Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptas atje"

Përgjimi numër 13 i gjermanes Bild">Bild, sjell bisedat mes Drejtorit të Arsimit në Dibër Drini Gjeçi dhe shtetasit Lavdrim Murati.

Gjeçi e pyet nëse ka votuar por Murati i përgjigjet se po pret rradhën. Kjo përgjigje e nervozon Gjeçin duke i thënë se i do votat haptaz, pa bërë shumë llafe.

Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati?

Murati: Po.

Gjeci: Drejtori i Arsimit të flet.

Murati: Urdhro.

Gjeci: A ke votuar?

Murati: Jo akoma.

Gjeci: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma?

Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha.

Gjeci: Çfarë radhe?

Murati: Radha or ti.

Gjeci: Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më.

Murati: Ça flet o Drejtor?

Gjeci: Mos të pres më tej. Vota sa ke ti dua.

Murati: Më vjen keq.Të paskan sinjalizuar gabim.

Gjeci: Këtë llaf po të them.Ti e di vetë.

Murati: Në rregull.
Shtuar më 17/06/2019, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori