Përgjimet telefonike të Erdogan me të dyshuar nuk janë të falsifikuara?!
Pëlqej
E përditshmja turke "Karsi" ka zbuluar raportin sekret sipas të cilit regjistrimet 300 minutëshe telefonike në të cilat u përfshi edhe ish kryeministri, tani president i Turqisë Recep Tayip Erdogan, nuk janë të falsifikuara.

Sipas kësaj gazete e cila ka publikuar edhe shkresa zyrtare, vërtetohet se telefoni i Erdogan nuk ishte përgjuar asnjëherë, por se zëri i tij ishte regjistruar në bisedat me individë të tjerë të dyshuar.

Në dokumentet e publikuara nga "Karsi", bien në sy edhe telefonatat e Erdogan me biznesmenin nga Arabia Saudite, Yasin al-Qadi, i cili është në listën amerikane të terrorizmit për shkak të financimit të terrorizmit.

Deri më tani, Erdogan ishte mbrojtur vazhdimisht duke thënë se gjithçka ishte falsifikuar dhe se në fakt këto telefonata nuk ishin bërë por se ishin montuar nga qarqe të caktuara.

Sipas gazetës, të gjitha këto regjistrime janë të ruajtura në polici në një dosje me emrin “Imuniteti legjislativ”.

Shqipëria e njeh biznesmenin Yasin El-Kadi si ish-aksioner të pallateve në Bulevard të njohura si Twin Towers. /albeu.com/

Burimi: Klikoni per lajmin origjinal ...


Shtuar më 02/09/2014, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori