Përgjimet/ Sekuestrohen kompjuterat e Policisë së Shtetit
Prokuroria ka vendosur që të sekuestrojë të gjithë kompjuterat e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, menjëherë pas pezullimit të drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe masës së sigurisë “arrest në shtëpi” për dy zyrtarë të lartë të policisë.

Vendimi në fjalë është marrë pas urdhrit të prokurorit të çështjes, i cili nuk ka komentuar këto veprime.

Sekuestrimi i kompjuterëve është bërë me qëllim që të identifikojë se ku është përdorur pajisja e përgjimit, çfarë dhe kë ka përgjuar. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2016, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori