Përplasen “kokë” më “kokë” makinat në aksin Peqin-Elbasan, dy të plagosur

Dy persona ka mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mesditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Peqin-Elbasan, në afërsi të një blloku banimi në Bradashesh.

Si pasojë e përplasjes të dy automjet janë dëmtuar pjesërisht, ndërsa dy personat e plagosur dhe janë dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Ndërkohë policia ka dokumentuar ngjarjen dhe ka disiplinuar qarkullimin në ketë aks ku ka pasur kaos për disa minuta për shkak të aksidentit./Albeu.com./

 


Shtuar 7.02.2023 13:54