Bomba e "Bild", Donika Prela vendos të flasë
Përgjimet e prestigjozes gjermane "Bild", kanë trondiur politikën shqiptare duke krijuar një kaos dhe te opinion publik.

Në lidhje me përgjimet nga Dosja 339/1, sot në 15:00 do të flaë prokuroja Donika Prela, ku pritet të nxjerrë të tjera të dhëna.

Ndërkohë, ditën e publikimit të përgjimeve reagoi edhe Prokuroria për Krimet e Rënda. Ajo nxori një urdhër, që të ndalohet publikimi i informacioneve nga dosja 339 si nga shtypi ashtu edhe nga ndonjë tjetër formë.

“Ndalimin e publikimit të akteve të procedimit penat Nr. 339, të vitit 2016, nëpërmjet shtypit ose çdo lloj forme tjetër informacioni masiv”, thuhet në urdhrin e Prokurorisë. /albeu.com/

Shtuar më 07/06/2019, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori