NASA paralajmëron: Asteroidi “sa dhjetë autobusë” i afrohet Tokës sot

Një asteroid i madh sa dhjetë autobuse do t’i afrohet tokës këtë javë.

Sipas NASA-s shkëmbi masiv hapësinor i quajtur “2013 WV44”, do të ketë afërsinë më të madhe me Tokën sot e  mërkurë, 28 qershor, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Asteroidi që është rreth 160 metra në diametër, do t’i afrohet Tokës deri në 3.3 milionë kilometra. Duke udhëtuar me një shpejtësi prej 11.8 kilometra në sekondë, ai do të lëvizë me afërsisht 34 herë shpejtësinë e zërit.

Ai klasifikohet nga astronomët si “potencialisht i rrezikshëm” pasi do të vijë brenda 7.5 milionë kilometrave nga planeti ynë. Megjithatë nuk përbën asnjë kërcënim për jetën në Tokë.

NASA ka gjurmuar trajektoret e të gjitha objekteve pranë Tokës përtej fundit të shekullit dhe duket se Toka nuk është në asnjë rrezik të madh për të paktën 100 vitet e ardhshme./albeu.com/


Shtuar 28.06.2023 13:45