Mohoi vajzën e tij të madhe, Robert Berisha rrëfen për herë të parë arsyen

Disa vite më parë, afërsisht në vitin 2016-të, në shtypin rozë, qarkulluan lajme se Robert Berisha ishte babai i një vajze nga një lidhje dashurie para se të martohej me Norën.

Në atë kohë, Roberti e kundërshtoi në mënyrë kategorike, madje duke u shprehur se do të denonconte kompaninë e prezervativëve.Por së fundmi, Robert Berisha ka pranuar që është babai i një vajze tjetër përvec Renee-s, ajo shuhet Arona dhe është 17-vjeç.

Ka qënë vet artisti, ai që ka publikuar një foto të vajzës në ditën e saj të lindjes ku shihet Arona së bashku me Renee.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Roberti është shprehur:

“Shumë prej jetës private kam treguar, ndoshta këtë nuk kam pasur qejf për ta treguar, sepse ndoshta as ajo nuk ka qënë gati. Kam pasur qejf të rritet njëherë, që të jetë e gatshme që të thotë “Babi, a ke qejf tani ti të më bësh publike”. Tashmë është rritur dhe normal që komunikojmë, edhe normal ka që ka pranuar edhe unë që vjet për datëlindje, kur ka bërë 16-vjeçe, e kam publikuar”.


Shtuar 10.09.2023 18:32