Copash poshtë gomave të makinës! Si ndodhi aksidenti tragjik në Sarandë ku vdiqën dy italianët

Dy turistët italianë humbën jetën në një aksident rrugor që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Sarandë.

Sipas të dhënave paraprake, dy turistët italianë udhëtonin me një motor “Honda” dhe u përplasën me një “Mercedez Benz” pranë Manastirit, në aksin drejt Ksamilit.

Përplasja ka qenë fatale për turistët nga Italia, të cilët ndërruan jetë në vendngjarje.

Policia thotë se drejtuesi i makinës ka qenë një 17-vjeçar me inicialet E. R. që është dërguar në spital, bashkë me shokun e tij me inicialet M. R., pasagjer në automjet.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa policia po heton për zbardhjen e dinamikës, por dyshohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e makinës.

Gazetari Limos Didani shprehet se ngjarja ka qenë horror. Ai raportoi se dëshmitarët i kanë treguar se trupat e të rinjve ishin copëtuar poshtë makinës nga përplasja e fortë. /albeu.com

 

 


Shtuar 24.08.2023 10:54

Tags: