Përfundon votimi, kush janë kryetarët e PD-së në Shkodër, Lezhë dhe Vlorë
Demokratët e Shkodrës kanë zgjedhur një drejtues të ri i cili do t'i kryesojë për katër vitet e ardhshme, duke i dhënë fund dominimit të "gardës" së vjetër në kryeqendrën e veriut.

Xhevdet Amuli është zgjedhur kryetar i PD-së në Shkodër duke mposhtur në garë, Ramiz Çobajn kryetarin aktual të kësaj dege.
243 vota ka marre fituesi ndërkohe që Ramiz Çobaj ka marrë 241 vota ndërsa 8 vota kanë dalë të pavlefshme.

Pas përfundimit të procesit janë dëgjuar thirrjet, "poshtë spiunët, poshtë komunistët, nuk e kanë vendin në PD", duke ia adresuar ato ish kryetarit tashme Ramiz Çobaj.

Ndërkohë në Lezhë për 4 vitet e ardhshme është zgjedhur kryetar i PD-së Zef Gjoka. Nga 339 votues morën pjesë 306 votues, ku Zef Gjoka mori 213 vota ndërsa Paulin Marku 88 vota.

Në Vlorë është zgjedhur kryetar i PD-së Genc Deromemaj. Deromemaj fitoi me 12 vota më shumë se Gjergji Nika.

352 votues kanë qenë pjese e votimit të sotëm në Vlorë. Nga 352 vetëm katër kanë dalë të pavlefshme. Deromemaj ka marre 12 vota më shumë se sa kandidati Gjergj Nika./albeu.com/
Shtuar më 01/12/2018, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori