Përfundon takimi i Tusk me Ramën, çfarë u tha për negociatat
Presidenti i Këshillit Europian Tusk ka mbërritur sot në Tiranë. Pas takimit që zhvilloi më kryeministrin Edi Rama, Tusk dha një deklaratë të shkurtër për mediat, ku vendosi theksin në rëndësinë e çeljes së negociatave për vendin tonë.

”Medalja më e madhe do të jetë çelja e negociatave. Sot një vit më pas mund të them se në saj të përpjekjeve tuaja jemi më afër këtij objektivi. Në qershor krerët e shteteve u angazhuan për të dhënë një vendim të qartë për çeljen e negociatave. Unë kam qenë i mendimit se BE duhet të çelë negociatat. Vendi juaj duhet të trajtohet me të njëjtin respekt.

Në takimin e sotëm ne diskutuam edhe rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit dhe me sundimin e ligjit. Përndryshe projekti europian nuk do të qendronte dot në themele të forta. Antarësimi i Shqipërisë dhe Rajonit në BE është një interes të gjithë unionit. Kjo do të thotë se askush nuk po i bën askujt ndonjë nder.”- u shpreh Tusk.
Shtuar më 17/09/2019, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori