Përfundon takimi i opozitës me Metën, çfarë u fol mes opozitarëve
Ka përfunduar edhe takimi i presidentit Ilir Meta me aleatët e opozitës.

Duke folur pasi dolën nga takimi, Dashamir Shehi është shprehur se zgjedhje ligjore në datën 30 qershor nuk ka. Ai thotë se gjatë takimit u diskutua për uljen e tensioneve politike në vend.

Sipas Shehit, qëllimi i opozitës është i qartë. Gjatë ditës presidenti pritet që të nxjerrë një dekret të ri për një datë të re zgjedhjesh, para tetorit kur edhe do të diskutohet për hapjen e negociatave me BE-në.

Shehi u shpreh se ky dekret pritet të dalë sot.
Shtuar më 27/06/2019, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori