U aksidentua disa ditë në parë në Kosovë, ndërron jetë shqiptarja

Ka ndërruar jetë në QKUK një grua, shtetase e Shqipërisë, e cila ishte aksidentuar me 4 qershor në autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Autostrada Ibrahim Rugova  04.06.2023 – 12:05. Më 10.06.2023 si pasoj e lëndimeve të marra në aksident, gjersa ishte në tretman mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër shqiptare shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve të viktimës”, ka njoftuar policia e Kosovës.


Shtuar 11.06.2023 08:53