Përfundon mbledhja e Bashës me aleatët
Ka përfunduar mbledhja e Bashës me aleatët, pas ftesës së Kryeministrit Rama për bashkëpunim me opozitën.

Takimi u zhvillua në selin e PD-së dhe zgjati rreth një orë. Vetë kryetari i PD-së nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat, ndërsa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh para kamerave se:

Qëndrimet janë të njëta dhe do të vazhdojmë me platformën e opozitës.

Mbledhja e opozitës vjen menjëherë pas ftesës e kryeministrit Edi Rama për dialog pa kushte për Reformën Zgjedhore. Basha ka reaguar pas letrës së Kryeministrit Rama, duke e quajtur si ofertë të pasinqertë.

Në letrën drejtuar: Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit, Nard Ndokës, Vangjel Dules, Agron Dukës, Dashamir Shehit, dhe Fatmir Mediut, Rama shkruan

Ju drejtohem publikisht në përpjekjen për të krijuar një hapësirë dialogu e ndërveprimi mes nesh, lidhur me një sfidë të përbashkët të një rëndësie kombëtare, Reformën Zgjedhore.

Kundërshtitë tona në aspektin politik janë botërisht të njohura dhe pozicionet respektive, në raport me hapësirën institucionale të vendit po ashtu.
Shtuar më 18/09/2019, ora 19:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori