Aksident në Kamëz, plagosen tre fëmijë

Një aksident mes dy makinave ka ndodhur këtë të premte në Kamëz. Për pasojë kanë mbetur të lënduar tre fëmijë të mitur.

Policia ka njoftuar se ata nuk kanë probleme për jetën dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Më datë 01.09.2023, në Kamëz, janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen L. L., dhe pasagjerë tre të mitur, me automjetin me drejtues shtetasin G. D. Të miturit janë dërguar në spital për kontroll mjekësor, dhe nuk kanë probleme për jetën”, njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 1.09.2023 19:40