Përfundojnë hetimet për dëmet nga tërmeti,16 persona do të shkojnë në gjyq
Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet për dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit, ku për vetëm një javë bëhet një vit.

Si pasojë e këtij tërmeti u dëmtuan një numër i konsiderueshëm banesash dhe objektesh të tjera, si dhe kanë gjetur vdekjen 23 persona në Durrës.

Hetimet nisën në momentin kur dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në vdekjen e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimeve, si dhe për shkak të ndërtimeve të kryera pa lejen e organeve kompetente.

Mësohet se si përfundim Akuza dërgoi për gjykim të pandehurit si vijon: Ramiz Shehu, Nevjana Isufi, Abdulla Osmani, Ruzhdi Xheka, Arben Isaku, Aldo Dakoveli, Artur Terziu,, Artur Çela, Klajdi Lame, Flamur Gjuzi, Albrend Qetka, Skerdi Bello, Artenis Malko, Deshira Qato, Arben Qato, Kujtim Hasa.
Shtuar më 20/11/2020, ora 11:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori