Përfshihet nga flakët qendra shëndetësore në Elbasan
Qendra shëndetësore në Papërr të Elbasanit është përfshirë nga flakët. Vatra e zjarrit është konstatuar rreth orës 07:50.

Menjëherë është njoftuar shërbimi zjarrfikës i cili ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht vatra e zjarrit është shfaqur te matësi i energjisë dhe ka dëmtuar edhe rrjetin shpërndarës duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shtuar më 22/02/2021, ora 09:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori