Ky është shqiptari që rrahu barbarisht adoleshentin grek, pse kishte veshur bluzën e skuadrës kundërshtare (FOTO)

Një 21-vjeçar shqiptar dhe miku i tij kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi kanë rrahur një adoleshent, vetëm pse kishte veshur bluzën e skuadrës kundërshtare.

Mediat helene bëjnë me dije se 21-vjeçari dhe miku i tij, pasi kanë pikasur në rrugë një 16-vjeçar me bluzën e PAOK-ut, e kanë rrahur atë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00 në zonën e Sarada Eçlesias të Selanikut.

Sipas dëshmitarëve okularë, i mituri është dhunuar nga shqiptari dhe një bashkëpunëtor me shqelma dhe grushta pasi kishte veshur një xhaketë me logon e skuadrës kundërshtare. Pasi e kanë rrahur e kanë lënë të gjakosur në asfalt dhe kanë ikur.

Dëshmitarët që kanë vënë re ngjarjen dhe kanë dëgjuar zërat e të riut kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën, ndërsa 16-vjeçarin e kanë dërguar në një farmaci aty pranë, ku ka mjekuar plagët.


Shtuar 3.05.2023 19:23