Një automjet është përfshirë nga
flakët në aksin rrugor Vlorë- Sarandë, në fshatin “Dukat“.
Sipas policisë, automjeti i markës “Renault”, me drejtues shtetasin A. K, ka marrë flakë në ecje, ku si pasojë ka vetëm deme materiale.
Fatmirësisht shoferi ka shpëtuar pa u
lënduar.
Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 18/01/2021,
ora 09:04