Përfshihet nga flakët banesa në Fier
Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Suk 1 të Fierit.

Mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit Enver Hatija.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar por rreth 1000 dengje bari janë djegur si dhe një furgon me karroceri.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje.

Shtuar më 08/12/2019, ora 09:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori