Përvoja e Kembrixhit në Universitetin “Western Balkans”, mbahet tryeza me drejtuesit e shkollës së mjekësisë

Universiteti “Western Balkans” po punon me universitetet më të mira në botë për të sjellë në Shqipëri eksperiencat dhe metodat bashkëkohore të mësimdhënies, me qëllimin për të përgatitur studentët për tregun global të punës.

Në këtë kuadër në Universitetin “Western Balkans” u zhvillua një tryezë e rrumbullakët me pjesëmarrjen e disa prej drejtuesve të shkollës së mjekësisë së Universitetit të Kembrixhit, si dhe pedagogë dhe studentë të universitet “Western Balkans”.

Gjatë takimit u diskutua mbi sfidat që i presin doktorët e së ardhmes, metodat bashkëkohore të mësimdhënies duke integruar teorinë me praktikën, si dhe për rëndësinë që ka ky profesion në botën e globalizuar.

Kurrikulat e Mjekësisë së Universitetin “Western Balkans”, janë dizenjuar në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të Universitetit të Kembrixhit, si dhe janë konsultuar me ekspertë të njohur të universiteteve të Gjermanisë dhe Austrisë.

Universiteti “Western Balkans” ofron programe studimi në fushat më të kërkuara nga tregu i punës brenda dhe jashtë vendit, si në Shkencat Mjekësore, Ekonomi, Biznes, Teknologji dhe Inovacion.


Shtuar 14.09.2023 20:21