Përfshihet nga flakët automjeti i 20 vjeçares në Durrës
Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së hënës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5, të qytetit të Durrësit. Dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike është djegur automjeti tip “Smart” në pronësi të shtetases S. B., 20 vjeçe.

“Më datë 08.02.2021, në orën 03:10, në lagjen nr.5, Durrës, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike, është djegur pjesërisht mjeti tip “Smart”, në pronësi të shtetases S. B., 20 vjeçe”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shtuar më 08/02/2021, ora 09:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori