Një apartament në
Durrës është përfshirë nga flakët. Apartamenti ndodhet pranë stacionit të trenit dhe bëhet me
dije se nuk ka të lënduar.
Ndërkohë që zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Policia bën me
dije se janë shkaktuar
vetëm dëme materiale.
Njoftimi
Më datë 27.09.2020, rreth orës 09:35, në lagjen nr.17,
Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Dh.H., dhe ka
vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Shtuar më 27/09/2020,
ora 10:23