Përfituan nga festa, shqiptarët bëjnë "namin" duke vjedhur në dyqane
Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga mbrëmjen e djeshme në Altamura të Italisë pasi kanë grabitur me armë një dyqan dhe kanë planifikuar të grabisin edhe një banesë.

Të dy të rinjtë, përkatësisht 22 vjeç, banues në këtë provincë kanë përfituar nga rasti i festës së “San Riccardo” dhe të maskuar e të pajisur me armë kanë vënë në shënjestër dyqanin për të grabitur aty një shumë prej 500 eurosh.

Shqiptarët të cilëve mediat italiane u kanë publikuar vetëm inicialet, M.E. dhe KH, janë arrestuar menjëherë pas ikjes për në Via Puccini, edhe pse tentuan t’i shpëtonin karabinierëve. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2017, ora 13:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori