Përfitoi 1.9 milion euro nga skema e TVSh-së, ekstradohet nga Danimarka në Shqipëri greku
Ekstradohet nga
Danimarka drejt vendit tonë, një shtetas
grek ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Krijim i skemave
mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar kryer në
bashkëpunim”, “Fshehje e të ardhurave“, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Falsifikim i dokumentave”.
Interpol Tirana falë bashkëpunimit me Interpol Kopenhagen/Danimarkë, ekstradoi nga
Danimarka drejt Shqipërisë, shtetasin
grek D. Th., 46 vjeç.
Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Krijim i skemave
mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar kryer në
bashkëpunim”, “Fshehje e të ardhurave“, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Falsifikim i dokumentave”.
Përmbledhja e ngjarjes së ndodhur:
Shtetasi
grek D. Th., në
bashkëpunim me shtetasin shqiptar K. M., dhe dy shoqëri, kanë organizuar dhe vënë në funksionim një skemë
mashtruese me qëllim për të përfituar rimburësim të vlerave të TVSh duke krijuar shoqëri fiktive. Vlera e aseteve që u transferuan është 4 milion euro, ndërsa vlera e veprimtarisë ekonomike që u transferua është 1.9 milion euro.
Shtuar më 08/12/2019,
ora 15:19