Përfaqësuesit e PD: Përgjigjen e dha Berisha
Përgjigja e Partisë Demokratike për Edi Ramën është dhënë ndryshe nga ç'pretendon kryesocialisti. Kështu janë shprehur përfaqësuesit e Partisë Demokratike për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi dhe Viktor Gumi.

Ata theksuan se janë shqyrtuar me seriozitet propozimet e Partisë Socialiste për Reformën Zgjedhore, duke shtuar se përgjigja është dhënë me shkrim.

Dy përfaqësuesit e mandatuar nga selia blu për të punuar për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi dhe Viktor Gumi thanë se përgjigja e tyre është bërë publike dhe nga Kryeministri Berisha.

Ndërkohë, kryeministri iu drejtua Ramës përmes mediave, me këto fjalë: "Jemi të gatshëm në kushte pariteti, të ulemi në një komision kuvendor për reformën zgjedhore. Komisioni do të ketë në axhendë adresimin e 52 rekomandimeve të dy ekipeve të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet 2009 – 2011. Ne se ju doni, komisionin e ngremë brenda ditës së enjte". /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2011, ora 19:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori