Bëri gafën e madhe, kërkohet dorëheqja e deputetit socialist
Pëlqej
Deputeti socialist Alket Hyseni në një status të gjatë në rrjetin social Facebook, ka sulmuar ish-kryeministrin Berisha me togfjalëshin "plak autik".

Përdorimi krejtësisht i pavend i kësaj fjale ka irrituar së tepërmi shumë persona në komente të cilët kanë kërkuar, që të mos përziejë dhimbjen e shumë familjeve që kanë fëmijë të sëmurë, me politikën.

Kryetarja e shoqatës "Down Sindrome Albania", Emanuela Pepkola i ka kërkuar deputetit socialist, Alket Hyseni të japë dorëheqjen pas këtij skandali.

“Nga ky moment e deri sa te behet realitet une do te bej te pamunduren qe ky deputet te jape doreheqjen e te mos jete me perfaqesues i popullit shqiptar dhe i paguar me taksat tona.

Te mos guxoje me politikan te perdore gjendjet e femijeve tane per fyerje”.

Kryetarja e shoqatës i ka bërë thirrje Komisonerit dhe Diskrimininmin të reagojë, kundër kësaj fyerje të hapur.

Vasilika Hysi te lutem reago ne cilesine e zv/kryetares se Kuvendit

European Union in Albania please react!

Sot mua e Zela Koka na doli rryli ne seance degjimore te komisionit per arsimin, per nje buxhet qe siguron mundesi te barabarta per arsim cilesor te femijeve tane.

Pas nje dite te tille, ne vend qe te jesh e qete e te fokusohesh ke femjet e tu, te duhet te merresh me politikane cnjerezore qe hane buke nga taksat e tua dhe qe te shumezojne te gjithe punen me zero”, shkrun Pepkola në rrjetet sociale. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2018, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori