Përdoret edhe nga garda, ky është automatiku që vrau çiftin në Shkodër
Pëlqej
Të tjera detaje janë bërë të ditura rreth ngjarjes që tronditi ditën e djeshme qytetin e Shkodrës, pasi humbën jetën dy persona.

Ish-polici Boran Berçana dhe bashkëjetuesja e tij u vranë në makinën e tyre pak para se të shkonin në shtëpi.

Mësohet se mbi viktimat është qëlluar me 23 plumba të një arme automatike gjermane tip “MP5”,n me karikator që zë deri në 30 fishekë plumbash. Ky automatik përdoret gjithashtu edhe nga Garda e Republikës.

Ajo dyshohet se është arma e krimit, duke qenë se te vendi ku ndodhi vrasja policia ka gjetur mbi 20 gëzhoja dhe po ashtu mbetje plumbash të asaj arme. Autori ka qëlluar me breshëri në drejtim të çiftit.

Informacionet e deritanishme bëjnë me dije se dy persona dyshohet se kanë qenë autorët, të cilët kanë marrë pjesë në ngjarje.

Një prej tyre dyshohet se ka qenë autori që ka vrojtuar çdo lëvizje të çiftit dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tyre me armë, ndërsa tjetri ka luajtur rolin e bashkëpunëtorit, duke drejtuar makinën që më pas i vunë flakën.

Policia dyshon se kemi të bëjmë me një vrasje profesioniste, ndërsa nuk përjashtohet mundësia se mund të jetë me pagesë, duke parë dinamikën e kësaj ngjarjeje dhe veprimet e autorit nga fillimi në fund.

Sipas hetuesve, ish-punonjësi i policisë Bërcana, pasi ka parë autorin e krimit me armë në dorë, është hedhur në anën e partneres së tij për ta mbrojtur atë me trupin e tij.

Djali i vogël dyshohet se ka qenë në gjumë, në pjesën e pasme të makinës, kur ka ndodhur vrasja e dyfishtë, ndërsa më pas i është afruar nënës së tij i tmerruar nga zhurma e të shtënave. Fëmija i vogël ka qëndruar për rreth 5 orë brenda makinës.
Shtuar më 16/07/2018, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori