Përdhunuan të miturën, gjykata vendos për fatin e Abaz Dogut dhe të rinjve
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg katër të arrestuarit për përdhunimin e të miturës në Babrru.

Asnjëri nga të akuzuarit nuk kanë folur, ndërsa avokatet kanë kërkuar masë më të butë, por s’është pranuar nga gjykata.

Psikologia që ishte e pranishme në sallë thekson faktin që të miturit nuk ishin në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Abaz Dogu dhe tre të rinjtë e akuzuar për përdhunimin e 15 vjeçares në BabrruTiranës përmes shantazhit me publikimin e videove intime, ndodhen aktualisht në gjykatën e Tiranës.

Dogu, Poçi dhe dy të rinj të tjerë që janë nën moshë, akuzohen se përdhunuan për një kohë të gjatë një 15 vjeçare në zonën e Babrrusë në Tiranë duke e shantazhuar përmes publikimit të videove intime dhe shkrimin e emrit në muret e pallateve të lagjes.

Ata akuzohen për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.

Shtuar më 02/06/2020, ora 13:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori