Përdhunuan dhe shantazhonin 13 vjeçarin me video, arrestohen 2 të rinj, në kërkim një tjetër
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë dhe është zbuluar pas një denoncimi të një qytetareje për vjedhje banese.

Dy të rinj të moshës 20 dhe 21 vjeç dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 13 vjeçar. Ata e kanë ftuar të miturin në banesë me preteksin për të luajtur video-game dhe më pas kanë abuzuar. Ata i kanë bërë edhe një video me të cilën e shantazhonin se do e publikonin në rrjetet sociale.

Dy të rinjve u është bashkuar edhe një 45 vjeçar. Ata i kërkonin të miturit një shumë prej 5 mijë eurosh.

13 vjeçari po qëndronte për pushime te tezja e tij dhe personat e akuzuar i kanë kërkuar që t’u jepte çelësat e shtëpisë ku ata kanë hyrë dhe kanë vjedhur bizhuteritë.

Pas denoncimit në polici, efektivët kanë vënë re se grabtija ishte kryer pa thyer derën e shtëpisë dhe morën në pyetje familjarët se kush kishte çelës të derës. Gruaja ka treguar se një çelës të shtëpisë e mbante edhe 13 vjeçari.

Pasi është marrë në pyetje në praninë e një psikologeje, fëmija ka treguar të gjithë skenën e rëndë.

Policia ka arrestuar për ngjarjen shtetasit Valter Hysja, 20 vjeç dhe Fatmir Haxhiu, 21 vjeç. Në kërkim është shpallur shtetasi Bledar Matja, 45 vjeç.


Shtuar më 31/07/2019, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori